Barcelona tentoi një skenar të çmendur në merkaton e janarit. Ata tentuan të afronin në ekip ish-mesfushorin e tyre Andres Iniesta. Lojtari spanjoll shihej si njeriu i duhur për të mbledhur ekipin dhe për të shuar gjakrat në dhomat e zhveshjes.

“Don” Iniesta me eksperiencën dhe qetësinë që e karakterizon do të ishte një lider brenda dhe jashtëfushe. Ekipi i Barcelonës po vuan momentalisht, pasi kanë ndodhur shumë përplasje dhe prej atyre me dëme të mëdha.

Drejtuesit e kishin parandjerë një situatë të tillë, prandaj menduan që në janar të risillnin Iniestën. Ata patën bisedime konkrete me legjendën e tyre, por ky i fundit nuk pranoi të rikthehej në Camp Nou. Lojtari nuk mund të transferohet më dhe do të vazhdojë te Vissel Kobe. Iniesta ka fituar Superkupën e Japonisë mëngjesin e sotëm me skuadrën e Vissel Kobes.

The post Barcelona tentoi rikthimin e bujshëm, mori përgjigjen e papritur nga legjenda appeared first on Sport.