Sulmuesi brazilian Philippe Coutinho ka shprehur dëshirën e tij të qëndrojë te skuadra e Bayern Mynih edhe sezonin tjetër. Këtë dëshirë lojtari ia ka paraqitur edhe përfaqësuesve të të dyja klubeve, atij bavarez dhe aij spanjoll, të Barcelonës.

Lojtari erdhi te Bayern në formë huazimi verën e kaluar nga Barcelona. Gjithsesi, në Gjermani nuk janë të bondur nëse do ta mbajnë Coutinho edhe një sezon apo do ta kthejnë pas. Bayern ka një klauzolë për ta blerë lojtarin, por nuk nxiton ta bëjë këtë gjë.

Për këtë arsye, sipas “Bild”, palët janë kanë nisur kosultimet dhe bisedimet për të zgjhidhur këtë ngërç. Coutinho ka një klauzolë të lartë blerje, 120 milionë euro, por Barcelona mund të ulë pretendimet, duke qenë se kjo është edhe dëshira e lojtarit, të qëndrojë në Mynih.

The post Barcelona apo Bayern?/ Coutinho merr vendimin final appeared first on Sport.