Barcelona ka fituar 2-1 në “Camp Nou” ndaj Getafes, për javën e 24-të të La Ligës. Në minutën e 22-të, Jordi Alba lë mes lotësh fushën e lojës i dmëtuar dhe në vend të tij futet Junior Firpo. Katalanasit shënuan dy gola për 6 minuta. Fillimisht në minutën e 33-të me Griezmann, pas një kombinimi të bukur me Messin dhe më pas ishte Sergio Roberto që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni model.

Getafe ngushtoi rezultatin në minutën e 66-të me Angel, që dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje të bukur në vijën e zonës së rreptësisë. Në minutën e 72-të, Ter Stegen bëhet protagonist, duke bërë një pritje spektakolare dhe dukë mbajtur ekipin e tij në avantazh. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Barcelona barazon Realin me 52 pikë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. /CNA.al

The post Barça merr fitore të “lodhur”, Ter Stegen është Messi i portierëve appeared first on Sport.