Amir Rrahmani po zhvillon një sezon fantastik te Verona. Jo vetëm, pasi bashkë me Kumbullën kanë arritur të ndalnin sulmet më të frikshme të Serie A. Ai pati një lidhje me video me Supersport, ku foli për gjithçka. Temë e nxehtë ishte e ardhmja, ku sipas tij asnjëherë nuk i dihet.

”Lazio kishte disa raste. Ne ishim më me fat. Në fillim si synim kemi pasur mbijetesën, por nëse arrijmë diçka më shumë do ishte mirë. Me 40 pikë do ishim më të sigurtë. Kumbullën nuk e njihja më herët. Nuk e besonin kur iu thoja që është futbollist i mirë. Nuk jam ndier i befasuar. Stili i lojës së Juriç është me tre lojtarë në prapavijë. Ka pasur raste të ndryshme, edhe nga kornet për shembull. Numri 13 nuk është negativ siç e mendojnë disa, mund të jetë edhe pozitiv. Përderisa kanë paguar për mua, mendojnë seriozisht për mua. Viti i parë te Partizani ishte i vështirë, sapo ishim kthyer në Superiore. Në sezonin e dytë kemi pasur një ekip të mirë. Dua që sivjet titullin t’a marrë Partizani.Në karrierën time ka pasur momente që s’i prisja. Nuk ka qënë fundi i botës, pasi të nesërmen kam vijuar stërvitjen. Nuk kam marrë asnjëherë karton të kuq, as nuk kam shënuar autogol. Sa i përket ndeshjes me Maqedoninë, janë shumë të fortë. Ne besojmë. Duam të ia dalim ” – thotë Rrahmani.

”Asnjëherë nuk ëshët e sigurtë e ardhmja. Napoli kishte synim konkret blerjen time. Me paraqitjet, vjen edhe përmirësimi. Te Dinamo kam luajtur si mbrojtës i majtë. Drenica kërkonte dëmshpërblim por Kastrioti nuk kishte para ta paguante.” – përfundon Rrahmani

The post “Asnjë karton të kuq dhe autogol”, Rrahmani: Titullin këtë vit dua që ta marrë … appeared first on Sport.