Jadon Sancho ka marrë vëmendjen kryesore të mediave kohët e fundit, pasi anglezi do të lërë Dortmundin në fund të sezonit. Diçka e tillë është e konfirmuar dhe tashmë pritet me interes se ku do të vijojë karrierën ish-ylli i Manchester Cityt.

Emrat e parë që dolën në skenë ishin Liverpool dhe Manchester United, por së fundmi “Evening Standart”, zbulon se Jadon Sancho ëndërron të luajë për Barcelonën ose Realin e Madridit. Gjithmonë, sipas “Evening Standart”, ylli anglez ka dëshirë të kalojë në La Liga dhe të luajë për një nga dy klubet më të mëdha në Spanjë.

The post As Liverpool dhe as Man. United/ Zbulohet destinacioni i ri i Jadon Sancho appeared first on Sport.