Giovanni De Biasi mbetet sërish i papunë. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, prej kohësh ishte në negociata me ekipin Kombëtar të Iranit, por mesa duket ka mbetur thatë. Iranianët kanë vendosur të bëjnë publik emrin e trajnerit të ri dhe ai nuk është De Biasi.

Federata përkatëse e këtij shteti ia ka besuar stolin Dragan Skoçiç, duke “refuzuar” pistën De Biasi. Në mediat italiane, emri i ish-trajnerit kuqezi u lidh me Kombëtaren italiane, atë polake e deri te ajo australiane. Fakt është se pas Shqipërisë, De Biasi trajnoi pak kohë Alaves në La Liga-n spanjolle.

The post Arriti akordin me kombëtaren që do të marrë pjesë në Botëror, De Biasin e presin në besë appeared first on Sport.