Te Malaga kanë një siguri: Sa herë Armando Sadiku tund rrjetën, atëherë skuadra do të dalë me pikë nga fusha e lojës. Këtë siguri ia japin statistikat e vetë futbollistit të përfaqësueses shqiptare i cili po përjeton një nga sezonet më të mira të karrierës së tij në radhët e klubit të La Liga 2.

Sadiku ka filluar të tregohet vendimtar me lojë, por edhe me gola me Malagan e deri tani ka tundur 10 herë rrugën e rrjetës. Për çudinë e të gjithëve, në secilën ndeshje ku ai ka shënuar gol, skuadra nuk ka dalë asnjëherë e mundur nga fusha e lojës.

Në 9 sfidat ku Sadiku ka vendosur emrin mes golashënuesve (në atë ndaj Tenerife ai shënoi 2 gola), Malaga ka regjistruar 3 fitore e 6 barazime, të gjitha pikë të rëndësishme për klubin i cili po vuan në edicionin aktual duke u gjendur në pjesën e poshtme të klasifikimit. Ndaj tifozët e Malagas shpresojnë që bomberi shqiptar të arrijë të tundë rrjetën e portës kundërshtare sa më shumë që të jetë e mundur deri në mbyllje të sezonit, duke vazhduar këtë rekord të veçantë që po regjistron në edicionin aktual.

The post Armando Sadiku hero te Malaga, nuk ka humbur asnjë ndeshje kur … appeared first on Sport.