Agron Kapllanaj, një prej vëllezëve që kanë nën administrim klubin e Bylis, ka zbuluar se ka komunikuar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, pas akuzave që klubi nga Ballshi ka bërë lidhur me arbitrimet në ndeshjet e fundit. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Kapllanaj ka rrëfyer se Armand Duka ka bërë një mbledhje me arbitrat duke iu bërë presion që të kthehen në rrugën e drejtë.

“Po, është e vërtetë që kam komunikuar me presidentin e Federatës dhe më ka siguruar se asgjë nuk ka tendecioze, gjë që unë nuk e kam vënë në dyshim. Më ka premtuar se është në kontakt dhe ka pasur takime me arbitrat, ku ka ndikuar edhe ai me atë presionin e vet që t’i rikthehen rrugës së drejtë dhe të mos ndëshkojnë. Nuk është qëllimi i ndëshkimit, sepse siç është ndëshkimi i arbitrit ndodh edhe me arbitrat. Arbitrat i ndëshkon Federata. Pra ne kemi parë shumë arbirtra edhe me stemën e FIFA-s që nuk kanë arbitruar, pra do të thotë që kanë marrë ndëshkimet e tyre për shkak të gabimeve”, tha mes të tjerash Agron Kapllanaj

The post Armand Duka iu bën presion arbitrave, presidenti i Bylisit tregon prapaskenat appeared first on Sport.