Fiorentina dhe Milani kanë barazuar me shifrat 1-1, në ndeshjen e luajtur në “Artemio Franki”, por duhet theksuar se ka pasur edhe shume momente te diskutuara sa i perket gjykimit, sidomos ne dem te Milanit.

Ibrahimoviç shënoi në minutën e 34-të për Milanin, por VAR-i i prishi festën suedezit. Në pjesën e dytë, Rebiç, i cili po kalon një formë të shkëlqyer, ka gjetur rrugën e rrjetës dhe i dha besim ekipit të tij.

Në minutën e 62-të Fiorentina mbeti me 10 lojtarë, teksa Dalbert u largua nga fusha me karton të kuq.

Kjo nuk i ndali vendasit dhe në minutën  e 84-të, ishte Pulgar, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Milani kështu me këtë barazim ka shkuar në kuotën e 36 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Fiorentina ndodhet në vendin e 13-të me 29 pikë.

The post Arbitri tërbon Milanin, kuqezinjtë barazohen në fund nga Fiorentina appeared first on Sport.