E mbani mend Michael Oliver? Sigurisht një nga arbitrat më të mirë anglez por edhe “armik” ose “i urryer” nga Juventusi dhe tifozët e tij, për atë penallti të dhënë në gjysmëfinalen e Champions të përpara dy sezoneve kur në Real Madrid-Juventus akordoi 11-të metërsh për “merengues” që u kualifikuan pasi po humbisnin 3-0 deri në atë moment.

Ndoqën më pas deklaratat dhe akuzat e Buffon duke thënë se “arbitri kishte kosh plehrash në vend të zemrës! Nëse nuk ke personalitet për të mbajtur një ndeshje të tillë, atëherë ngjitu në tribunë merr familjen dhe ndiq ndeshjen duke konsumuar edhe ndonjë frutë…”.

Pikërisht Oliver, të cilit Buffon i kërkoi falje më vonë, do të kthehet të drejtojë në Champions një ekip italian dhe ai është Atalanta, në sfidën ndaj Valencia, në “San Siro”.

The post Arbitri që është makthi i Juventusit do të drejtojë sërish në Champions League appeared first on Sport.