Pas Milot Rashicës dhe Valdrin Mustafës së Hanoverit, ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, ka marrë nën menaxhim edhe një talent tjetër nga Kosova.

Bëhet fjalë për Elton Krasniqin e 2 Korrikut, i cili ka luajtur edhe për Kosovën U15, kurse tani ka kaluar te U-17. 15-vjeçari nga Malisheva, udhëton nga 100 kilomtera në ditë për t’u stërvitur, ndërkohë që është cilësuar nga specialistët si një talent tepër premtues.

Lala është duke punuar për t’i siguruar Krasniqit një transferim jashtë Kosovës, për bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

The post Altin Lala nuk ndalet/ Pas Rashicës, merr në menaxhim një tjetër talent kosovar appeared first on Sport.