Albi Doka ka folur për të ardhmen e tij te Tirana. Mbrojtësi i bardhebluve tregoi se ende nuk ka rinovuar dhe po pret fundin e këtij sezoni për të vendosur.

Ai deklaroi në panelin e emisionit “Rubrika Sportive” se është i përqëndruar maksimalisht në arritjen e objektivit, titullin kampion, e në fund të edicionit do të ulet me drejtuesit për të biseduar. Gjithashtu s’përjashtoi mundësinë për të shqyrtuar ndonjë ofertë nga jashta vendit.

“Unë kam kontratë me Tiranën dhe jam i përqëndruar maksimalisht për të arritur objektivat. Shpresoj të fitojmë titullin kampion dhe më pas do të shohim se çdo të bëjmë. Do të ulem me drejtuesit për të biseduar. Dëshira ime është të fitoj titullin me bardheblutë”, përfundoi Albi Doka duke treguar se çfarë ndodh me rinovimin e tij.

The post Albi Doka flet pa doreza/ Këtë sezon do titullin kampion dhe… appeared first on Sport.