Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur për cilësitë e tij. Ai mendon se nuk është më i miri në botë. Numri një i stolit ka bërë shaka me diçka të tillë. Tekniku spanjoll beson se ka shumë trajnerë të mirë dhe nuk e kupton se çfarë do të thotë më i miri.
Gazetarja e pyet nëse është trajneri më i mirë në botë, ndërsa Guardiola tregohet realist. “Unë isha”. Gazetarja e ngacmon nëse mendon se nuk është më, ndërsa spanjolli përgjigjet se nuk e ka menduar kurrë.
“Çfarë do të thotë trajneri më i mirë në botë? Nuk e di se çfarë do të thotë. Nuk e kem menduar kurrë diçka të tillë, as kur kam fituar 6 tituj radhazi te Barcelona, as kur kam fituar tripleta. Nuk e kam ndjerë kurrë veten të tillë. Ka shumë trajnerë të mirë, kam pasur fatin që kam punuar me lojtarë kampionë. Më jepni një ekip tjetër që nuk është Manchester City, e sigurt se nuk do të fitoja”, – tha Guardiola.
Reporter: "You're the best coach in the world?"
Pep: "I was. What is the best coach? I never felt like the best, give me a team that isn't like Manchester City and I'm not going to win" pic.twitter.com/HdEdF8PVUI
— Football Daily (@footballdaily) February 11, 2020
The post A është trajneri më i mirë në botë? Guardiola habit gazetarët me përgjigjen e tij appeared first on Sport.