Sociedad ka befasuar Realin në shtëpi, duke e eliminuar nga “Copa del Rey”. Baskët zhvilluan një ndeshje perfekte, teksa triumfuan me shifrat 3-4, duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Gjithçka nisi mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh me anë të Martin Odegaard. Norvegjezi, i cili është nën pronësinë e madrilenëve, shënoi në minutën e 21-të, duke e çuar në pushim në avantazh ekipin e tij.

Pjesa e dytë ishte spektakolare, teksa u shënuan plot 5 gola. Spektaklin e nisi Isak, i cili shënoi dy herë brenda dy minutave. Fillimisht në të 54-tën shënoi një gol mjaft të bukur me një goditje fluturimthi, ndërsa dy minuta më vonë mposhti Areolën me një goditje potente.

Reali reagoi me Marcelon në të 59-tën, por 10 minuta më vonë Mikel Merino vrau çdo shpresë të të besuarve të Zidane. Reali nuk u dorëzua deri në fund, teksa fillimisht shënoi me Rodrygon, ndërsa në minutën e 93-të Nacho çoi sfidën në 3-4.

The post 7 gola në “Bernabeu”/ Reali turpërohet në shtëpi, eliminohet nga Kupa e Mbretit appeared first on Sport.