Për gati 5 orë ne hotel “Tirana International” u mbajt Asambleja e Jashtëzakonshme e KOKSH, ku u diskutua për zgjidhjen e kaosit që prej muajsh mbizotëron në këtë institucion.]

Pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve u gjet kompromisi ku u miratua rezoluta e propozuar prej tyre, me disa modifikime të kërkuara nga federata.

Me 45 vota pro dhe 3 kundër, u vendos që të vijohet me këtë bord drejtues deri në përfundimin e Lojërave Olimpike.

Më pas do të rishikohet statuti dhe brenda 31 dhjetorit 2020 do të mbahet Asambleja Zgjedhore.

The post 5 orë mbledhje/ Përfundon Asambleja e Jashtëzakonshme e KOKSH, ja çfarë u vendos appeared first on Sport.