Barcelona ka marrë një fitore të vështirë në transfertë 2-3 ndaj Betis. Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte Clement Lenglet, pa harruar edhe Messin, i cili dhe 3 asistet e golave.

Lenglet ka shkaktuar penalltinë e golit të parë të Betis, ka dhënë një pasim tepër të vështirë, por të saktë në golin e barazimit. Ka shënuar golin e avantazhit për Barçën dhe pak më pas ka dalë me karton të kuq…

Një fitore e rëndësishme për katalanasit, të cilët tani kanë shkuar në kuotën e 49 pikëve, tri më pak se Real Madridi në krye.

Canales ka zhbllokuar rezultatin pak minuta pasi kishte nisur loja. De Jong ka barazuar menjëherë dhe sfida ishte e hapur.

Fekir ka rikthyer avantazhin për vendasit përpara se Busquets të barazonte sërish pak sekonda përpara fundit të pjesës së parë.

Në fund, ishte Lenglet ai që ka shënuar golin e fitores, teksa Messi e ka mbyllur ndeshjen me tri asiste.

The post 5 gola, penallti dhe dy kartona të kuq/ Barcelona merr fitoren e vështirë ndaj Betis appeared first on Sport.