Tirana dhe Partizani ka qenë një nga derbit më të ndjekur në histori, me bardheblutë që ia shpërblyen plotësisht paratë e hedhura tifozëve, duke regjistruar një nga fitoret më të thella të historisë së kësaj ndeshje me rezultatin 5-1. Bardheblutë morën një fitore të madhe, që u zbukurua edhe më shumë nga barazimi i Kukësit dje, por nuk ishin vetëm këto përfitimet e Tiranës.

Bardheblutë njoftojnë se janë shitur plot 19625 bileta për ndeshjen e së premtes, çka përbën rekord për stadiumin e ri për sa i përket ndeshjeve të Superiores. Këtë rekord e mbante derbi i mëparshëm, ku ekipi pritës ishte Partizani dhe u shitën 19031 bileta. Një ndeshje e cila kishte në vete edhe qëllimin e bamirësisë dhe kuriozitetin e stadiumit të ri, pasi ajo ishte ndeshja e dytë që luhej në atë stadium, pas asaj të kombëtares kundër Francës.

Megjithatë, tifozët e Tiranës kanë treguar se nuk e mund asgjë dashurinë e tyre për ekipin e Tiranës, madje as koronavirusi Covid-19. Pas kësaj ndeshje Tirana ka grumbulluar një shumë prej më shumë se 200 milionë lekësh të vjetra, ku rreth 25% e kësaj shume do të shkojnë për FSHF si qira për stadiumin. Një fitore e dyfishtë e Tiranës, që pas këtij derbi merr edhe një dorë të mirë nga ana financiare.

The post 19 mijë e 600 bileta të shitura në derbi, zbulohet fitimi rekord i Tiranës appeared first on Sport.