Erling Haland është kryefjala e mediave europiane të futbollit, pas realizimit të dopietës kundër PSG-së. Aspak kohë nuk ka kërkuar “djaloshi magjik” te Dortmundi, duke u ngritur menjëherë në nivelet më të larta.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe 14 detaje të veçanta nga Haland, që ndoshta jo të gjithë i dinë. Për ta nisur nga hapat e parë, atje ku dorën ia dha Ole Gunnar Solskjaer. Në atë kohë do të drejtonte Molden në Norvegji. Debutimi i parë i Haland ka ardhur në moshën 15-vjeç, ndërsa si idhull ka Zlatan Ibrahimoviç, megjithëse kërkon të ndjekë dietën dhe rregullat e Ronaldos. Gjithashtu Haland nuk i pëlqen të flas shumë para kamerave, aqsa bëhet “tmerri” i gazetarëve në përgjigjet që jep pas pyetjeve.

– Ka lindur në Leeds të Anglisë dhe përkrahës i flaktë i këtij klubi.
– Do të thyente rekordin në kërcimin me të gjatë në botë nga një pesëvjeçar.
– Nëna e tij është kampione e Norvegjisë në heptathlon.
– Debutoi si profesionist në moshën 15-vjeçare.
– Dorën e parë ia dha OLE Gunnar Solskjaer kur ishte trajner te Molde.
– Te Molde njihej me nofkën “Njeriu-fëmijë”.
– Ëndërrontë të bëhej repist dhe e quante veten si “Flow Kingz”.

-Nuk përmbahet para kamerave me veprimet e bëra.

-Ka shënuar 9 gola në një ndeshje të Kupës së Botës me moshën U-20.

-Idhulli është Zlatan Ibrahimoviç.
-Dieta dhe rregullat që ndjek janë të Kristiano Ronaldos.
-Nuk i pëlqejnë shumë intervistat, shpeshherë zgjedh që të përgjigjet shkurt

-Kënga e preferuar është ajo e Champions League
-Ka disa rekorde në “Champions League”. Futbollisti me më shumë gola në sezonin si debutues, lojtari më i ri në moshë që ka shënuar tripletë brenda pjesës së parë.

The post 14 gjëra që nuk i dini për Fenomenin e ri të futbollit, Erling Haland/ Nga rekordi për kërcimin më të gjatë e deri te 9 gola në një ndeshje appeared first on Sport.