Klubi i Tiranës njoftoi përpara disa minutash se është përzgjedhur logoja (simboli) që do të përdoret gjatë aktivitete sportive dhe ditët festive me rastin e 100-vjetorit të themelimit të 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

bardheblutë publikuan logon e dizejnuar nga Florian Sallo.

Dita e sotme përkon me 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë, ndërsa logoja e re do të përdoret në të gjitha festat e këtij historik.

Njoftimi i Tiranës:

KF Tirana falenderon te gjithe tifozet per punimet e shumta qe kane sjelle per logon e 100-vjetorit te klubit.

Ne kuader te pergatitjeve per kete vit jubile, KF Tirana ka ngritur nje grup pune me figura te njohura, kontribues nder vite per historine e klubit dhe qytetit.

Ish drejtues, gazetar, fotograf, autore librash, njohes te historise se klubit si dhe personalitete te qytetit te Tiranes, jane pjese e ketij grupi pune qe ka pergatitur nje kalendar festiv per 100-vjetorin e KF Tiranes.

Mes tre punimeve me te mira, eshte perzgjedhur logo e punuar nga Florian Sallo. Kjo do te jete logo zyrtare qe do te perdoret ne te gjithe ditet festive te ketij viti jubile.

The post 100 vjetori i krijimit, Tirana publikon logon e re appeared first on Sport.